Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundimisht, Dafina Zeqiri nuk është nikoqire

Përfundimisht, Dafina Zeqiri nuk është nikoqire
February 10
11:59 2017

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale Dafina Zeqiri ka treguar se gatimi është një ndër pasionet e saj më të mëdha. 

Domethënë ajo përgatit ushqimin, po enët kush do t’ia lajë?  Në postimin e fundit në Insta Story këngëtarja tregon se “marrëdhënia me enët” nuk qenka edhe aq e mirë.

Në foto shihet se shkuma ka dalë jashtë lavastoviljes dhe Duffy tregon se ka përdorur ilaç enësh në vend të tabletave.

Gjithashtu këngëtarja thotë: “Mos e bëni këtë gjë në shtëpi”.

Duket se Dafina nuk mund të shkëlqejë në çdo fushë. Mund të eksperimentojë në muzikë (gjë që na pëlqen shumë) dhe në gatim, ndërsa për të tjerat duhet të kërkojë ndihmë, sidomos në punët e shtëpisë./Blitz.al/

Shperndaje