Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Performanca e Christina Aguilera-s në “AMA” e bëri Pink-un të shtrembërojë fytyrën

Performanca e Christina Aguilera-s në “AMA” e bëri Pink-un të shtrembërojë fytyrën
November 20
10:42 2017

Mbrëmjen e djeshme, gjatë eventit “American Music Awards” Christina Aguilera i ka dedikuar një këngë Whitney Houston, por jo të gjithë janë impresionuar nga ky interpretim.

Ndër më të komentuarit ka qenë reagimi i këngëtares Pink i cili është diskutuar gjatë në Twitter. Mbrëmja përkonte me 25-vjetorin e filmit “The Bodyguard” dhe Aguilera vendosi të këndonte disa nga këngët e filmit si “I will always love you”, “I have nothing” dhe “Run to you”, padiskutim duke vënë në dukje dhe stilin e saj të të kënduarit.

Mesa duket, koleges së saj Pink nuk i ka pëlqyer shumë kjo gjë dhe nuk e ka fshehur aspak, sidomos në momentet kur Aguilera bënte vokalicat në fund të frazave. Kamera e ka fokusuar Pink-un teksa shtrembëronte fytyrën. Marrëdhëniet mes Christina-s dhe Pink kanë kohë që nuk janë të mira, që prej vitit 2001 kur Aguilera mori çmimin e vokalit më të mirë në “Grammy Awards”. Pink në atë kohë e akuzoi se ajo kishte tentuar ta gjuante me grusht në fytyrë në një club nate.

Duket se gjërat nuk kanë ndryshuar, ato thjesht nuk e durojnë dot njëra-tjetrën. /Blitz.al/

Shperndaje