Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfitimet e të pasurit një binjak, Romeo i “Al Pazar” tregon si boshatisi llogarinë bankare duke u shtirur si Donaldi

Përfitimet e të pasurit një binjak, Romeo i “Al Pazar” tregon si boshatisi llogarinë bankare duke u shtirur si Donaldi
March 10
13:56 2019

Këtë të shtunë dy binjakët e “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj kanë qenë të ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Romeo dhe Donald kanë treguar më shumë për jetën e tyre përtej ekranit, fakti që janë aq shumë të ngjashëm sa jo vetëm njerëzit përreth por shpesh edhe ata kur shohin veten në ekran u ndodh që të ngatërrohen se kush është njëri e kush është tjetri.

Ka patur shumë raste që ata kanë përfituar nga kjo ngjashmëri e tyre.

Romeo: I kam marr lekët në bankë, kam vajtur me kartën e Donaldit, në sportel kam marrë lekët.

Vetëm se kur vajta të firmosja, bëra “R” tek firma  dhe më pa njëherë ajo vajza e sportelit.

Edhe me patentën ka ndodhur. “

Epo le të themi se këto janë hilet e zakonshme të cilat binjakët i bëjnë shpesh me njëri-tjetrin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje