Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Përfaqësuesi i Rusisë në Eurovizion humb ndjenjat në skenë. Shkak, stresi dhe mbingarkesa

(Video) Përfaqësuesi i Rusisë në Eurovizion humb ndjenjat në skenë. Shkak, stresi dhe mbingarkesa
April 12
17:13 2016

Ky është momenti që ka tronditur të gjithë pjesëmarrësit në eveniment, pasi këngëtari, i cili duhej të fillonte performancën, ka rënë në tokë, duke humbur ndjenjat.

Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Rusisë për vitin 2016 në Eurovizion, Sergey Lazarev. Ai  ka qenë duke performuar në St. Petërburg ditën e premte në mbrëmje. Gjatë momentit kur po falënderonte fansat dhe pjesëmarrësit, nën brohoritjet e atyre që e rrethonin, papritur ai është rrëzuar përtokë. Fillimisht menaxherët dhe njerëzit përreth kanë menduar se ishte pjesë e performancës dhe për disa sekonda askush nuk ka shkuar ta ndihmojë. Pas mosreagimit menaxherët shkuan dhe e morën në krahë duke e nxjerrë nga skena.

Një ditë më vonë, Lazarey shkroi në mediat sociale: “Të dashur miq, për të qenë i sinqertë u trondita nga ajo që ndodhi. Kurrë nuk e kisha pritur që trupi im të reagonte në atë mënyrë nga rraskapitja dhe stresi i ditës”.

Për më shumë rreth ngjarjes shihni videon bashkangjitur.

Komento