Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përballë “Zonë e Lirë” e “DWTS”, Ledioni i ka dy fjalë për shikueshmërinë e të premtes mbrëma!

Përballë “Zonë e Lirë” e “DWTS”, Ledioni i ka dy fjalë për shikueshmërinë e të premtes mbrëma!
April 01
11:00 2018

E dini tashmë që sa herë disa programe kryesore në Shqipëri vendosen të transmetohen në të njejtën ditë të javës e në të njëjtën orë, fillon edhe gara për shikueshmërinë më të lartë.

Zakonisht ka qenë e shtuna në mbrëmje ajo që përbënte më shumë lajm pasi edhe emisioneve të së shtunës iu jepet shumë prioritet nga televizionet përkatëse. Mjaft të kujtoni “luftën” virtuale mes Ermal Mamaqit dhe Luana Vjollcës për muaj me radhë.

Megjithatë për momentin edhe e premtja në mbrëmje është kthyer në garë të fortë. Top Channel transmeton “The Voice Kids”, Tv Klan transmeton “Zonë e Lirë” të Arian Çanit dhe Vizion Plus së fundmi ka nisur transmetimin e “Dancing with the Stars BEST”.

Ledioni, moderatori i “The Voice” ka postuar ditën e djeshme një foto ku ka bërë një ironi të hollë. Në foto është ai duke bërë një fytyrë të habitur ku shkruan: “Kur sheh statistikat e shikueshmërisë së të premtes mbrëma”,- duke na thënë në një farë mënyre se “The Voice” ka triumfuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje