Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për tu pasur zili! Do të habiteni se në sa vende të botës ka udhëtuar Blendi Fevziu

Për tu pasur zili! Do të habiteni se në sa vende të botës ka udhëtuar Blendi Fevziu
August 10
09:12 2018

Nëpërmjet emisionit të tij “Opinion” por edhe nëpërmjet Instagramit së fundmi, e kemi kuptuar pasionin e madh të Blendi Fevziut për udhëtimet e për të eksploruar vende të cilat janë të pazakonta për turistët e zakonshëm.

Megjithatë nuk e kishim menduar kurrë se ai kishte vizituar plot 102 vende deri më tani. Këtë detaj, gazetari i njohur e ndau me publikun në një intervistë për “Pushime on Top”.

“Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”, – është shprehur Fevziu i cili tregoi se diçka që po shijon shumë së fundmi është eksplorimi nënujor.

Ndërkohë me një kërkim të thjeshtë në ‘Google’ ne të Blitz.al zbuluam se e gjithë bota sipas konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara është e përbërë nga 195 shtete. Me një llogaritje të thjeshtë, Blendit i kanë mbetur edhe 92 vende në botë për të eksploruar. Me këto ritme, na e do mendja se do t’ja arrijë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje