Blitz

 Breaking News

Për të gjithë ju vajza që jeni shtatzënë, Sara Hoxha jep disa sugjerime për të lexuar

Për të gjithë ju vajza që jeni shtatzënë, Sara Hoxha jep disa sugjerime për të lexuar
July 24
16:29 2019

Të qenit në prag t’u bërit një nënë për herë të parë, të dytë, të tretë… është gjithnjë një ndjesi e veçantë. Një ndjesi që mikson frikën, lumturinë, emocionin, kureshtjen etj. Dhe më e mira për të kaluar ditët e shtatzënisë është duke lexuar disa libra që ju përgatisin sado pak për atë çka ju pret. Dhe këtë herë sugjerimet ju vijnë nga Sara Hoxha, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Expecting Better nga Emily Oster
“I preferuari im deri tani. Autorja mbledh të dhënat e saj dhe thyen çdo mit për shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.”

What To Expect When You’re Expecting nga Heidi Murkoff dhe Sharon Mazel
“Të gjithë e dinë çfarë po presin…Është informacion bazik, sugjerime që ju hynë në punë. Mua m’u duk më i domosdoshëm në vitin e parë të fëmijës.”

Bringing Up Bebe nga Pamela Druckerman
“E adhurova këtë. Nëse do bëhesh mama, është një libër që të argëton teksa e lexon.”

The Happiest Baby On The Block nga Harvey Karp
“Për këtë ka edhe një video. Autori ka ndërtuar shportën me këshillat e tij që i gjeni dhe në libër.”

Birthing From Within (nga Pam England dhe Rob Horowitz) dhe Ina May’s Guide to ChildBirth
“Këto i lexova për të përgatitur veten për një lindje të qetë. Përfundova duke lindur 5 javë më herët me një prerje cezariane emergjente, por po shpresoj që ta provoj këtë herë.”

Ndërkohë për ju që prisni fëmijën e dytë, njësoj si Sara ajo ju sugjeron “The Second Baby Book” nga Sarah Ockwell- Smith.


/Blitz.al/

 

Share