Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për Petri Bozon një lezbike nuk mund të jetë kurrë Miss Shqipëria

Për Petri Bozon një lezbike nuk mund të jetë kurrë Miss Shqipëria
May 26
11:15 2019

Petri Bozo njihet si një ndër emrat që fshihet pas suksesit të disa produksioneve të vlerësuara si “Netët e klipit Shqiptar”,  “Miss Shqipëria”,  “Miss Globe”.

Bozo ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”  nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu për të folur për kiarrierën e tij disa vjeçare si regjisor i këtyre produksioneve.

Bozo më së shumti është përqëndruar tek eventet e bukurisë ku ka treguar se kurora i është dorëzuar gjithnjë më të bukurës së edicionit dhe nuk ka ndodhur në produksionet e  tij që ky çmim të jetë blerë.  Për Bozon e rëndësishme është që vajzat pjesëmjarrëse të kenë bukuri natyrale/

“Bukurinë natyrale duhet ta shohësh ashtu siç është. Për çështjen e mbivendosjeve plastike na është mësuar syri aq shumë sa e kuptojmë menjëherë se kush ka bërë dhe kush nuk ka bërë. I skualifikojmë direkt.”,- është shprehur ai.

Aulona e ka pyetur Petrin se nëse do të pranonte si konkurrente një lezbike.

“Shpresoj shumë të ma fshehin, Mos ta di. S’do më pëlqente.

Ajo ka jetën e vet personale dhe duhet respektuar kjo jetë personale. Por në momentin kur kjo lidhje mund të prishë ndërkohë raportin e punës ose të kompeticionit ku ne jemi kjo nuk do më pëlqente.”,- është shprehur regjisori i njohur

Epo besojumë se të gjithë e kuptuam se nuk ka një Miss lezbike për Petri Bozon./Blitz.al

Komento
Shperndaje