Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për kë ndjen akoma dashuri Enca?

August 17
14:59 2016

...

 

Profili i Encës në SnapChat është i mbushur me postime qoftë nga pushimet e këngëtares, qoftë edhe nga koncertet e saj.

Por ndonjëherë këngëtarja e “Bow Down” e përdor rrjetin social për të shprehur edhe atë ç’ka mendon, ndjen ose edhe diçka lidhur me projektet e ardhshme.

Ajo ka shpërndarë mbrëmjen e kaluar një foto ku shkruan: “Unë dua që të dish se…” dhe pak minuta më pas ka postuar tjetrën, në të cilën thotë: “Akoma kam dashurinë tënde në trupin tim…”.

Të themi të drejtën nuk e dimë arsyen se pse Enca ka shpërndarë këto foto, por mund të ngremë pyetjen se kujt i drejtohet ajo. Ndoshta dikujt, ndoshta askujt, pasi mund të jetë një pjesë nga teksti i këngës së re që Enca do të publikojë në shtator, pasi, siç tha ajo ekskluzivisht për Blitz.al, kënga do të jetë baladë, e qetë dhe me tone dashurie.

 

Komento
Shperndaje