Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Për herë të parë Mozzik flet për ndarjen nga Loredana: “Koha që kalova me të ishte e mrekullueshme”

Për herë të parë Mozzik flet për ndarjen nga Loredana: “Koha që kalova me të ishte e mrekullueshme”
November 22
13:55 2019

Ajo që nisi si një thashethem apo hamendësim Instagram-i,  vetëm nga fakti që nuk postonin më bashkë dhe nuk uruan njëri-tjetrin për ditëlindje, tani duket se po shkon drejt zyrtarizimit, pra divorcit.

Po flasim për ndarjen e shumë përfolur të Mozzik nga Loredana, ose ndarjen e Bonnie nga Clyde, Romeos nga “Zhuli”, zotërisë nga madama e tij, mund të vazhdojmë gjithë ditën. Duket se nuk ka shumë, për të mos thënë fare shpresa që ata të ribashkohen dhe gjithçka do të përmblyllet me një divorc. Por jo marrëdhënia mes tyre, sepse sipas vetë reperit ata do vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin dhe të komunikojnë çdo ditë.

Mozzik ka folur gjatë për gjithë lidhjen e tij me Loredanën në një intervistë për “20 Minuten”, si është njohur me të, si e ka përjetuar ndarjen dhe mbi të gjitha  atë që duam ta dimë të gjithë, arsyen e ndarjes.

Njohja ishte e tillë:

I shkruajta në Instagram dhe mendova “çfarë vajze fantastike”. Pastaj prita një javë që të më kthente përgjigje. Katër vite me parë, ditën e Shën Valentinit, ishte dhe takimi i parë. Ishte një takim i çuditshëm, u ulëm në një restorant dhe të gjithë na shihnin. Aty i thashë: “Lori hajde ikim”.

Ndërkohë për ndarjen u shpreh kështu: “Nuk jam i mërzitur. Koha që kalove me Loredanën ishte e mrekullueshme, por janë disa moment në jetë….Nga njëri prej këtyre momenteve erdhi dhe ndarja jonë. Por unë do ta respektoj gjithë jetën. Flas me të çdo ditë në video, për herë të fundit e kam takuar para dy muajsh. Për Hanën më merr malli çdo ditë, do ta takoj në dhjetor sepse ka ditëlindjen, mezi po pres.

Dhe moment që po prisnit të gjithë, arsyeja e ndarjes. Në fakt jep një përgjigje që dhe e kuptojmë dhe nuk e kuptojmë, pra që ka vend për interpretime. Megjithatë ai konfirmon që konflikti i Lorit me çiftin zvicerian që e ka akuzuar për mashtrim, nuk është shkaku: “Flisnim për paratë, si çdo çift. Por jo, nuk ishte ky shkaku. Loredana ka zemër të madhe dhe i do të gjithë. Ajo duhet të ndryshojë. Nuk dua të them në publik dhe në çfarë mënyre, e di vetë ajo. Unë nuk dua ta besoj se është fajtore. Shpresoj të mos jetë. Edhe nëse shpallet e tillë, do të besoj të kundërtën.

Pra ju ku e keni. Ndërkohë edhe pse na vjen keq që Mozzik dhe Loredana nuk do të jenë më bashkë, gëzohemi që ata do të bëjën pjesë tek grupi i atyre ish-cifteve të cilët kanë mbetur miq me njëri-tjetrin dhe pas ndarjes, edhe nëse është vetëm për hir të fëmijëve. /Blitz.al/

Share