Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për herë të parë, Bieta Sulo rrëfen për depresionin pas lindjes

Për herë të parë, Bieta Sulo rrëfen për depresionin pas lindjes
August 11
14:48 2019

Kane kaluar dy vite që nga koha kur Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u bënë prindër të një djali, të cilën e pagëzuan me emrin e bukur, Kroi.

E ndërkohë që ata nuk kanë nguruar herë pas here të ndajnë me ndjekësit e tyre momentet e veçanta familjare:

Apo dhe foto si kjo, ku duken mjaft të lumtur me Kroin:

Bieta vetëm tani ka rëfyer për depresionin që ka kaluar pas lindjes. Në fakt, ky lloj depresioni është tejet i zakonshëm, sidomos për nënat e reja, madje dhe për baballarët, megjithatë ata të cilët tregojnë për të nuk janë të shumtë.

Në një intervistë për “Class”, moderatorja e “Ftesë në 5” është shprehur kështu në lidhje me këtë eksperiencë, që për të ka qenë e vështirë:

“Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha edhe me veten. Sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë, depresioni pas lindjes. E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar edhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morëm Kroin dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karrocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete (siç është rasti im me djalë)…

Duket se ndihma që i ka dhënë Albani në atë kohë, ka qenë mjaft e dobishme për Bietën dhe këshillat që jep mund të jenë të vlefshme për nënat që kalojnë të njejtën situatë. Për ju që doni të dini më shumë, këto janë shenjat e depresionit pas lindjes:

Shqetësim, Nervozizëm, Lodhje, Pagjumësi, Mungesë oreksi, Paaftësi për tu gëzuar, Mungesa e dëshirës për intimitet, Paaftësi për t’i bërë ballë situatave, Ndjenjë faji, Ankth.

Nga ana tjetër, çifti i moderatorëve duket se kanë dëshirë që ta zgjerojnë familjen e tyre sërish në të ardhmen, sidomos Albani ,megjithatë ende nuk kanë bërë plane konkrete. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje