Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për herë të parë, Amber Rose flet për klipin “Famous” të Kanye West

Për herë të parë, Amber Rose flet për klipin “Famous” të Kanye West
July 24
11:48 2016

Së fundmi, Amber Rose i drejtohet ish të dashurit të saj Kanye West për videon e tij “Famous”.

Muajin e kaluar Kanye ka lançuar videklipin “Famous” ku shfaqen disa kopje dylli të shtrirë të Amber Rose, Chris Brown, Rihanna, Taylor Swift, Donald Trump etj së bashku me Kanye dhe Kim.

Ka patur shumë polemika përsa i përket Taylor Swift dhe Kanye, këtë herë ka ardhur një tjetër reagim nga Amber Rose. Ajo ka thënë:  “Janë fjalë kot,  unë e di që Kanye nuk do ta merrte në telefon Taylor dhe ti thoshte çohu dhe shiko çfarë po bëj. Pra Taylor merr një telefonatë kurse unë jo. Pse nuk më ka telefonuar dhe mua Kanye për videon me figura prej dylli lakuriq?  Gjithsesi më lini jashtë këtyre unë nuk dua të flas për këtë temë.”

Nga 10 të famshëm që kanë qenë pjesë e këtij klipi kanë folur me Kanye vetëm një pjesë e vogël prej tyre kurse të tjerët kanë thenë se nuk kanë qenë aspak në djeni. /Blitz.al/

Shperndaje