Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për çfarë nuk e kuptojnë njerëzit Eni Koçin?

Për çfarë nuk e kuptojnë njerëzit Eni Koçin?
October 20
17:09 2016

Këngëtarja Eni Koçi ka postuar në Instagram një foto në një fushë hipizmi.

Në këtë foto ajo shihet duke përkëdhelur një kalë dhe shkruan: “Kur njerëzit thonë: Është vetëm një kalë… ata nuk e kuptojnë!”

Ajo nuk është aspak dakord me njerëzit që e quajnë “vetëm kalë”, pasi për të është më shumë se kaq, madje nëpërmjet shkrimit tregon dashurinë e saj për kuajt.

Me këtë postim, këngëtarja ka treguar një pasion të sajin që ndoshta më parë nuk e keni ditur. Ajo është e apasionuar pas hipizmit dhe pas kuajve.

Mund të duket një postim i çuditshëm për shumë njerëz, por  vetëm ata që pëlqejnë këtë sport do ta kuptonin dashurinë e Enit./ Blitz.al/

eni

Komento
Shperndaje