Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për çfarë “ngrihet” Katy Perry?

Për çfarë “ngrihet” Katy Perry?
July 15
15:34 2016

 

Katy Perry ka lënë pas të gjithë “zënkën” me Taylor Swift e Calvin Harris dhe ka publikuar këngën e saj më të re, dedikuar sportistëve të RIO 2016 (dhe jo vetëm), të titulluar “Rise”.

Kënga është ekskluzive për Apple Music dhe kushton 1,29$. “Rise” do të transmetohet gjatë gjithë kohës kur do të mbahen Lojërat Olimpike në Brazil.

Këtë projekt të ri të Katy-t nuk mund ta quajmë vetëm një këngë për “mbijetesë”, por një himn për t’ia dalë mbanë, për të pasur sukses.

Përveç kësaj, Perry synon t’i bëjë njerëzit bashkë në këto momente të vështira për botën, kur sulmet “kundër njerëzimit”, siç i quan ajo, lulëzojnë dita-ditës.

“Doja ta publikoja tani këtë këngë. Nuk doja të prisja deri në albumin e radhës. Dua që ta bëj botën bashkë, sepse është diçka që nevojitet. Jam e bindur se ne mund t’ia dalim mbanë, ta mposhtim frikën, jo vetëm në vendin tonë [SHBA], por në të gjithë botën. Nuk ka shembull më të mirë sesa atletët e Lojërave Olimpike, të cilët bëhen bashkë pavarësisht dallimeve”, – shprehet artistja.

 

 

 

Komento
Shperndaje