Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“People”: Jennifer Aniston, femra më e bukur

“People”: Jennifer Aniston, femra më e bukur
April 20
18:27 2016

Jennifer Aniston, sërish femra më e bukur në botë!

Aktorja e personazhit Rachel në serialin “Friends” dhe e shumë filmave të tjerë të njohur është “kurorëzuar” si më e bukura në planet nga revista “People”. Ky çmim nuk i jepet për herë të parë biondes 47-vjeçare, pasi ka dalë e para e listës edhe në vitin 2004.

Përveç Jennifer, në listën e bukurosheve të këtij viti ishin përfshirë edhe Carrie Underwood, Christina Milian, Reese Witherspoon, Sofia Vergara, Keke Palmer dhe Selena Gomez.

Kujtojmë se vitin e kaluar fituesja ka qenë Sandra Bullock, ndërkohë që rekordin e mban aktorja e njohur Julia Roberts, e shpallur katër herë fituese në vitet 1991, 2000, 2005 dhe 2010.