Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Penelope Kardashian vetëm 3 vjeç dhe grimohet si profesioniste

April 16
16:23 2016

 

...

...
Picture 1 of 7

Harrojini mësimet e make up-it në Youtube! Le të flasim për këshillat e bukurisë nga Penelope Scotland Disick. E vogla e Kourtney Kardashian duket se është jashtëzakonisht e talentuar për sa i përket grimit dhe është vetëm 3 vjeçe.
“ Motra ime dhe unë shikonim mamin se si vishej gjatë gjithë kohës”, – ka thënë Kardashian për “Elle”. “Ne gjithnjë kemi luajtur me tualetet e saj dhe kështu bën edhe Penelope, sepse kjo konsiderohet një lojë për fëmijët”. Gjëja më e frikshme ndodh kur ajo përpiqet të vendosë make-up në fytyrë. Nëse keni provuar ndonjëherë dhe keni dështuar në përditshmërinë tuaj, mos u shqetësoni pasi nuk jeni të vetmit. Penelope, nga ana tjetër, nuk është përballur ende me çështje të tilla. Talenti i make up-it mendohet se trashëgohet me anë të ADN-së.
“Ajo përpiqet dhe e bën shumë mirë. Penelope e vendos bazën e tualetit në mënyrë të përkryer. Është vetëm tre vjeçe. Përpiqem t’i them se kjo nuk i bën mirë për fytyrën  pasi gjithsesi ajo është e bukur. Por nuk dua që ajo të ndihet sikur po bën diçka të gabuar duke eksploruar me tualetin, më kuptoni?” – ka shpjeguar Kourtney.
“Mos e gjykoni faktin që po e lejoj foshnjën të vendosë grim në një moshë të tillë, pasi është e rëndësishme që fëmijët të jenë ata që në të vërtetë ndihen. Po mundohem t’i mësoj Penelope-s balancën, si për shembull që make up-i është pjesë e modës. Është pjesë e të shprehurit të vetvetes. Njëkohësisht kjo është edhe një linjë e duhur në të kuptuarit të mesazhit se të jesh i bukur në pamje dhe në brendësi është shumë e rëndësishme. Nuk mendoj se nuk duhet eksperimentuar me modën dhe bukurinë. Shpresoj shumë që unë të arrij t’ia shpjegoj asaj balancën”.
Penelope nuk ndalet vetëm me produktet e bukurisë. Ajo është një fashioniste e vogël, të cilën ndoshta ende nuk e njihni, por  do t’ju duhet ndihma, si dhe këshillat e saj.

Komento