Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pendohet Eni Koçi: I pari dhe i vetmi, por nuk e dua më!

Pendohet Eni Koçi: I pari dhe i vetmi, por nuk e dua më!
February 18
17:28 2017

Eni Koçi është shumë e apasionuar pas fotografisë dhe është shumë aktive në rrjete sociale. Në postimin e fundit ajo ka treguar tatuazhin e saj të parë, një dedikim për familjen por që duket që pas ca kohësh nuk e pëlqen më. Nuk është hera e parë që dikush pendohet për faktin se më herët ka vendosur të bëjë një tatuazh në shenjë të një kujtimi.

“Tatuazhi im i parë… dhe i fundit. Po mendoj ta heq shumë shpejt”,- shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos.

Për sa i përket muzikës Eni, edhe pse jeton prej kohësh në Londër ku po vazhdon studimet për mjekësi, nuk i ka munguar tregut muzikor. Një muaj më parë ajo ka publikuar klipin “S’je për mu”  dhe aktualisht po punon mbi një tjetër projekt./Blitz.al/

Komento
Shperndaje