Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pendohet Bleona: Unë besoj në dashuri, nuk i bëj gjërat për para!

Pendohet Bleona: Unë besoj në dashuri, nuk i bëj gjërat për para!
April 16
11:42 2016

Kohët e fundit kemi parë se sa herë Arian Çani dhe Bleona Qereti qëndrojnë afër njëri-tjetrit, batutat e lëshuara bëjnë xhiron e portaleve të ndryshme.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe dje, ku e ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Çanit, Bleona ka rrëfyer detaje “pikante” nga jeta e saj.

Duke lënë mënjanë për një moment puthjen mes të dyve apo edhe rrëfimin e marrëdhënies intime me aktorin e famshëm Jean-Claude Van Damme, një ndër fjalitë që bëri bujën më të madhe është ajo që lidhet me 1 miliard dollarët që duhej të paguante një mashkull për t’u martuar me Bleonën, edhe pa dëshirën e saj.

Sot, nëpërmjet profilit në Instagram, këngëtarja reagon e revoltuar ndaj të gjitha portaleve të cilat kanë abuzuar (sipas saj) me keqinterpretimin e intervistës së djeshme.

Mesa duket, pra, nga komenti në Instagram, Bleona Qereti beson në dashurinë e vërtetë, por që në fakt edhe ajo e ka një çmim: 1 miliard dollarë!
Vetëvlerësim i ekzagjeruar… sinqeritet i guximshëm?
Këtë nuk mund ta ndajmë dot, ama i themi Bleonës që një titull portali nuk do të jetë kurrë aq i fortë sa t’u bëjë konkurrencë deklaratave të saj.

Sigurisht që kushdo e ka një çmim, por duhet thënë se dashuria e vërtetë dhe dëshira për zerot e shumta pas presjes sikur e komplikojnë pak situatën.

Gjithsesi, shpresojmë të mësojmë edhe më shumë detaje interesante nga jeta e Bleonës në librin autobiografik që do të nxjerrë së shpejti. A do të jetë vallë Gani Bardha diku aty mes historive të çmimeve, dashurisë së vërtetë, kërkesave për martesë dhe filmave me “Van Damme”? Le të presim…

Komento