Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasioni i fshehur i vajzës së Donald Trump

Pasioni i fshehur i vajzës së Donald Trump
July 20
16:20 2016

Vajza më e vogël e Donald Trump u ngjit në skenën e Konventës Kombëtare të Republikanëve ditën e djeshme dhe foli plot pasion për babain e saj, kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Epo, kjo nuk është e vetmja gjë që Tiffany Trump bën me shumë pasion!

Cila është tjetra? Muzika.

Ajo ka publikuar në 2011-n një këngë të titulluar “Like a Bird”. E mbushur me autotunes, kënga është në bashkëpunim edhe me këngëtarë të tjerë, si Sprite dhe Logic.

“Unë e dua muzikën”, – thotë Tiffany në një intervistë. “Aktualisht është thjesht një hobi, por pas disa vitesh do të jetë prioritet”.

“Like a Bird” mund të shkarkohet në Amazon Stores, por mund të gjendet edhe në Youtube, në mënyrë ilegale.

 

Komento
Shperndaje