Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi u nda nga i fejuari, Marina Fara tashmë në krahët e një tjetër mashkulli! Publikohen fotot intime

Pasi u nda nga i fejuari, Marina Fara tashmë në krahët e një tjetër mashkulli! Publikohen fotot intime
April 16
08:52 2018

Rreth një vit më parë, pikërisht në muajin prill, qarkulluan lajmet se Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara nuk ishte më single pasi në mënyrë krejt të paparitur kishte vendosur të fejohej me një biznesmen rreth moshës 40 vjeçare. Marina e shpalli fejesën pikërisht në 31 vjetorin e saj ku mori edhe një unazë me diamant që u komentua shumë asokohe.

Megjithatë, nuk zgjati shumë dhe Marina i fshiu fotot me të fejuarin e saj duke shpallur kështu ndarjen. Pa komentuar gjatë se çfarë ndodhi, bukuroshja e cila ka shumë ndjekës në Instagram vazhdoi jetën e saj të mëparshme, duke qëndruar më së shumti nën shoqërinë e miqve të saj të ngushtë.

Por vetëm disa orë më parë, pas mesnate, Marina ka postuar dy foto në Instastory ku shihet e shtrirë në krevat me një mashkull me të cilin puthet dhe përkëdhelet. Identitetin e tij Marina e ka mbajtur të fshehtë duke ia mbuluar fytyrën. Mos ndoshta është pikërisht ish i fejuari i saj djali në foto apo është një person i ri në jetën e saj?

Sidoqoftë Marina duket e lumtur me zgjedhjet e saj dhe kjo ka rëndësi në fund të ditës. /Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje