Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi u kërcënua me jetë, flet Fiori Dardha! Gazetarja merr masa të menjëhershme!

Pasi u kërcënua me jetë, flet Fiori Dardha! Gazetarja merr masa të menjëhershme!
March 15
18:58 2019

Ditën e sotme kudo në media ka qarkulluar lajmi i kërcënimit me jetë të gazetares dhe autores së emisionit investigativ “Boom”, Fiori Dardha.

Mbrëmjen e kaluar Fiori mori një mesazh kërcënues në telefonin e saj, nga një person që është paraqitur si ish-kryetari i komunës Perondi në Berat, Rexhep Hajdari.

Ky kërcënim ka ardhur pasi prej dy ditësh në emisionin “Boom” po trajtohej ankandi për dhënien e tokave me qera të kësaj zone. (lexo këtu)

Blitz.al ka kontaktuar me gazetaren e njohur për të zbuluar më shumë mbi situatën në fjalë dhe nëse Fiori kishte marrë masat e nevojshme dhe u ishte drejtuar autoriteteve.

Përgjigja e saj ka qenë direkte dhe e qartë:

“Çështja është në duart e drejtësisë!”,- është shprehur Fiori.

Tashmë janë autoritetet ato që do të procedojnë me hetimin e rastit në fjalë. Kjo nuk është hera e parë që gazetarë të njohur të ekranit marrin kërcënime me jetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje