Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi takimit të Kim Kardashian me Donald Trump, lirohet gjyshja e dënuar me burgim të përjetshëm

Pasi takimit të Kim Kardashian me Donald Trump, lirohet gjyshja e dënuar me burgim të përjetshëm
June 07
12:47 2018

Duket se takimi i Kim Kardashian për 45 minuta në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump ka sjellë edhe rezultatet e tij. Gjyshja 63-vjeçare e cila ishte dënuar për trafik droge me burgim të përjetshëm është liruar nga burgu pas 22 vjetësh.

Për rastin e saj u kujdes vetë Kim Kardashian  e cila loboi shumë për lirimin e Alice Johnnson. Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Johnson ka punuar shumë që të rehabilitoi vehten dhe ishte një e burgosur me sjellje jashtëzakonisht të mirë.

Ajo është burgosur në vitin 1996 bashkë me 15 persona të tjerë për shpërndarjen e kokainës dhe u dënua me burgim të përjetshëm edhe për pastrim të parave.

Në videon e postuar nga mediat e huaja Alice duket mjaft e emocionuar dhe me lot në sy teksa takon familjes e saj. Ajo në një prononcim për mediat është shprehur se nuk e beson akoma këtë që i ka ndodhur dhe falenderon Kim  Kardashian për ndihmën. Sipas TMZ Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” do takohet me Alice së shpejti.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje