Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pasi reperi shqiptar postoi një video, i ati ka diçka për t’i thënë: “Mos turpëro familjen”

Pasi reperi shqiptar postoi një video, i ati ka diçka për t’i thënë: “Mos turpëro familjen”
February 06
17:27 2019

Ai tashmë është një ndër reperët më të njohur shqiptarë në botë, që po korr sukses me bashkëpunimet e tij. Bëhet fjalë për Gashin, i cili së fundmi ka publikuar këngën “My Year” me G-Eazy.

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga bisedat me familjen dhe aty dallon mesazhi i të atit.

“Mos e bë veten të duket sikur jeton një jetë të ulet. Mos bëj gjëra që ta bësh familjen të ketë turp nga ty.”- i shkruan ai.
“Sa keq, jetoj jetën e rrugës tashmë. Do e heq videon… duhet të ndaloni së pari çfarë bëj në Instagram ose do ju bëj block.”- i është përgjigjur reperi i cili mendon se prindërit e tij kanë shumë humor.

Mesa duket, babai i tij e kishte seriozisht pasi vazhdon t’i thotë që deri tani e ka bërë krenarë, por bën mirë që kjo mos të ndryshojë. Ai preferon më mirë t’i bëjë block se të shohë të tilla gjëra.

Videoja në fjalë ka qenë thjesht një postim i zakonshëm ku një femër kërcen përpara tij, por Gashi e ka fshirë pas mesazheve të familjes. /Blitz.al/

Share