Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi lidhja u bë publike, Olsi Bylyku e pranon hapur që është i dashuruar

Pasi lidhja u bë publike, Olsi Bylyku e pranon hapur që është i dashuruar
April 14
18:53 2019

Sot në emisionin “BE Coffee” ishin të ftuar këngëtarët Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku, në një intervistë plot humor e të qeshura.

Megjithatë, si pa dashje në një momënt të caktuar vëmendjen e rrëmbeu Olsi Bylyku, i cili pranoi për herë të parë publikisht se është i dashuruar.

Aktori Erion Isai pyeti dyshen e njohur të këngëtarëve se kush është më i dashuruar nga ata të dy.

I pari u përgjigj Mateus, i cili tha emrin e Anxhelës duke nënkuptuar se ajo është e dashuruara në këtë mes, dhe duke përjashtuar veten në këtë rast.

Por Anxhela me gjithë natyrën e rezervuar që e karakterizo, e mohoi. Dhe sikurse njihet për ndërhyrjet e tij të lezetshme, aty reagoi Olsi, i cili e shfrytzoi rastin për të thënë publikisht se është i dashuruar.

“Ta them une kush eshtë më i dashuruar në këtë mes? Unë”.- tha troç, Olsi.

“Ti je sefte, po e shijon”.- i drejtohet Erioni Olsit, duke konfirmuar kështu lidhjen e kolegut të tij.

Kujtojmë që aktori i njohur i humorit u fotografua nga paparacët e “Panorama Plus” para pak ditësh krah të dashurës së tij, duke u bërë publike në të gjitha mediat. Disa ditë më vonë ishte vetë Olsi që konfirmoi lidhjen duke postuar një foto në Insta Story, ku shfaqet krah bukuroshes brune në makinën e tij./Blitz.al./

 

 

 

Komento
Shperndaje