Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi lajmëroi se do të bëhet baba, Skerdi është gati edhe për t’u martuar!

Pasi lajmëroi se do të bëhet baba, Skerdi është gati edhe për t’u martuar!
August 22
16:26 2019

Pak muaj më parë këngëtari Skerdi Ago është fejuar me gazetaren nga Kosova Vesa Rama ndërkohë që së  fundmi na dhanë një lajm mjaft të bukur. Ata do të bëhen prindër për herë të parë!

Skerdi  ka publikuar një foto të Vesës me barkun e rrumbullakosur duke treguar se po pret ëngjëllin që do ti ndryshojë jetën dhe duket sikur dëshiron të fillojë një kapitull të ri.

“Doja që për ty sot, të hiqja çdo gjë nga rrjetet sociale por edhe nga mendja ime sepse ti do më dhurosh diçka shumë të shtrenjtë në jetë. Do ma falesh atë që e doja vetëm me ty – një engjëll që mezi pres ta shoh, ta prek dhe ta mbaj në duart e mija. Jam shumë i e.m.o.ci.o.n.u.a.r sepse dita ditës mendoj vetëm për engjëllin tonë. Ky bekim ka nisur të ma ndryshoj jetën që tani dhe jam shumë krenar që ti do jesh nëna e fëmijës tim.”- ishin fjalët e ëmbla të Skerdit krahas fotos.

Por mesa duket ky nuk është i vetmi lajm i mirë që vjen prej tij. Pasi morën vesh që do të bëhen prindër duket se Skerdi dhe Vesa do të martohen!

Dyshimet lindin nga një foto që këngëtari ka hedhur në Instastory ku shfaqet një altar.

Skerdi nuk ka specifikuar asgjë dhe nuk ka dhënë informacion të saktë por e sigurt është që në jetën e  tij po ndodhin gjëra të bukura. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje