Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi la të gjitha vajzat beqare me “New Rules”, Dua Lipa na prezantoi të dashurin e ri

Pasi la të gjitha vajzat beqare me “New Rules”, Dua Lipa na prezantoi të dashurin e ri
August 20
11:40 2017

 

Kënga dhe videoklipi i ri i Dua Lipës është padyshim më i suksesshmi që këngëtarja shqiptare ka sjellë deri tani. Që në ditët e para, kënga u mësua përmendësh nga të gjithë dhe kjo falë mesazhit që ajo kishte.

E duke dëgjuar këngën, vajzat u “frymëzuan” dhe nuk pranonin aq lehtë meshkuj të tjerë në jetët e tyre. Por kur të gjithë menduam se Dua ishte single edhe pas këngës, “The Sun” na jep lajmin e mirë: Dua ka një të dashur të ri!

Bëhet fjalë për këngëtarin amerikane, Paul Klein, i cili është edhe lideri i grupit LANY.
Burime pranë çiftit tregojnë se marrëdhënia e tyre është goxha aktive dhe të dy janë të dashuruar marrëzisht pas njëri-tjetrit. Gjithashtu, miqtë e këngëtares kanë treguar se pasi Dua mori vesh lajmin se ishte në vend të parë në Britani, i dashuri i saj i dha një puthje në faqe si shenjë urimi.

“Ajo ishte me të kur iu dha trofeu i vendit të parë dhe nuk mund t’i rezistonte një fotoje duke e puthur ai në faqe”, – shkruan “The Sun”.

Epo, urimet tona Dua! Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë të njëjtën gjë edhe të gjitha atyre vajzave që aq shumë u pëlqeu “New Rules” sa vendosën t’u thonë “mirupafshim” djemve. /Blitz.al/

Shperndaje