Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi la futbollin, Lorik Cana merret me një tjetër “sport”: ushqimin!

Pasi la futbollin, Lorik Cana merret me një tjetër “sport”: ushqimin!
October 25
16:39 2016

Të gjithë e dimë se jeta e një futbollisti, aq më tepër kur je pjesë e futbollit të zhvilluar europian, ka shumë anë pozitive që jo të gjithë mund t’i shijojnë në përditshmëri, ama nuk mund të lihen pa përmendur edhe disa kufizime aspak të lehta.

Një prej tyre lidhet me ushqimin e mesa duket, që nga momenti që hoqi dorë nga futbolli i luajtur, ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka filluar ta shijojë pa pasur problemin e ndjekjes së një diete strikte.

Pilaf, qofte, dhallë… Vetëm para pak minutash ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një video ku shihet duke ngrënë ushqime, që vështirë të besohet se mund t’i merrte lehtësisht kur ishte pjesë e Lazio-s apo e ekipeve të tjera.

Ndoshta Loriku ka zgjedhur këtë mënyrë për të festuar marrjen e diplomës së kursit “UEFA B” ditën e sotme, për të nisur karrierën e tij si trajner.

Të gjithë shpresojmë që Lorikun ta shohim në rolin e ri po aq të suksesshëm sa në futbollin e luajtur, por edhe po aq në formë… /Blitz.al/

cana1

cana2

cana3

Komento
Shperndaje