Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi frikëson një vajzë të vogël, Selena Gomez nuk di si të veprojë

Pasi frikëson një vajzë të vogël, Selena Gomez nuk di si të veprojë
May 18
14:05 2018

Pas bujës së madhe që bëri ribashkimi i saj me Justin Bieber e më pas shkëputja e tyre duket se ka gjetur pak qetësi per Selena Gomez e cila numëron një numër të madh fansash në të gjithë botën.

Së fundmi  ajo po merret me një spot për kompaninë e Puma dhe gjatë kohës që  po xhironte në rrugë ajo i është afruar një vajze të vogël. Por në momentin që Selena ka dashur të përkëdhel vogëlushja është trembur dhe ka nisur të qajë duke mos e pranuar këngëtaren. Selena gjithashtu është trembur dhe ka bërtitur duke thënë: “Nuk e di çfarë të bëj” –  dhe  ka vënë duart në fytyrë.  Ajo më pas ka nisur rrugën duke përshëndetur njerëzit e tjerë të pranishëm dhe vazhdoi xhirimin e saj.

Videoja tashmë është bërë hit në rrjetet sociale e jo vetëm, ndiqeni…

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje