Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi folën e postuan të gjithë, është radha e Vera Grabockës për një dedikim të ndjerë ndaj Timo Fllokos!

Pasi folën e postuan të gjithë, është radha e Vera Grabockës për një dedikim të ndjerë ndaj Timo Fllokos!
May 11
11:00 2018

Përgjatë gjithë ditës së djeshme, me shumë mundësi keni vënë re se një sërë artistësh shqiptarë kanë qenë të pranishëm tek përurimi i librit më të ri nga Timo Flloko, “Kërcim në bosh”. Një atmosferë shumë ekskluzive, me të ftuar shumë të zgjedhur, s’kishte si mos të ndodhtë ndryshe që momentet më pikante të mbrëmjes të postoheshin në Instagram nga të ftuarit, duke na bërë të gjithve pjesë të festët.

Megjithatë, nëse keni humbur diçka, mund ta lexoni në këtë artikull të Blitz.al:

“Kërcim në bosh”: Timo Flloko mbledh VIP-at në eventin më ekskluziv në Tiranë

Ajo çka duam t’ju tregojmë sot, është pikërisht postimi më i veçantë nga ky takim, ai i regjisores Vera Grabocka, që është edhe bashkëshortja e Timo Fllokos. Teksa ka postuar një foto krah tij, Vera ka shkruar thjesht: “Të dua!” – duke nënkuptuar kështu gjithçka ndjen.

Në fakt, ndonëse jo me fjalë të mëdha, postimi i Verës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve duke qenë se kjo e fundit në profilin e saj në Instagram përpiqet të reklamojë jetën profesionale, duke mos dalë asnjëherë nga kornizat e spektaklit që ofron. Por këtë herë e ka bërë një përjashtim për dashurinë dhe sa mirë ka bërë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje