Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi e uron në Instagram, Rozana Radi nuk merr pjesë në dasmën e Fiorit. Çfarë ka ndodhur?

Pasi e uron në Instagram, Rozana Radi nuk merr pjesë në dasmën e Fiorit. Çfarë ka ndodhur?
March 11
21:28 2017

Po mbahet aktualisht dasma shumë e përfolur e moderatores së “Boom”, Fiori Dardhës, dasmë e cila është komentuar shumë gjatë në portale dhe media për faktin se Fiori ka vendosur të bëjë një ceremoni pasi kanë kaluar 5 vite nga lindja e vogëlushit të saj.

Por çfarë kemi vënë re ne te Blitz.al është fakti se Rozana Radi, mikesha dhe njëkohësisht partnerja e saj në emisionin “Boom”, nuk është e pranishme në dasmën e Fiorit ndërkohë që i gjithë stafi i emisionit investigativ ndodhet aty.

Vetëm para pak minutash, Rozana e ka uruar mikeshën e saj nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka shkruar: “Dy gjëra na bëjnë të lumtur në jetë: dashuria dhe e qeshura! Të kam parë adoleshente para shumë vitesh, grua e nënë dje dhe nuse sot! Nuk kishte se si të mungonte urimi im në ditën tënde. Babai më ka mësuar që të kesh miq duhet t’i shohësh në sy e t’i falënderosh që ekzistojnë! Qofshi përherë të lumtur dhe uroj ta thërrisni njëri- tjetrin deri sa të thinjeni zemër!” – ka qenë urimi i plotë i Rozana Radit.

Por sërish, pse kjo e fundit nuk ndodhet në dasmën e Fiorit? Mos ndoshta ka ndodhur diçka mes tyre apo thjesht Rozana ka pasur një angazhim për sa i përket ndonjë koncerti. Kjo mbetet të konfirmohet në vijim, ndërkohë që aktualisht Fiori është duke përjetuar një nga netët më të bukura të jetës. /Blitz.al/

Shperndaje