Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasditja në TVSH, këtë moderator nuk do ta shihni në sezonin e ri

Pasditja në TVSH, këtë moderator nuk do ta shihni në sezonin e ri
September 08
10:57 2017

Sezoni i ri i emisioneve në televizionet shqiptare ka nisur me surpriza dhe ndryshime. Fillimisht, Marina Vjollca u largua nga “Top Channel” në “Tv Klan”, fillimi i “The Voice Kids” në “Top Channel” e një sërë ndryshimesh të tjera kanë prekur ekranet tona këtë sezon të ri.

Sigurisht, ndryshime ka pasur edhe në TVSH, konkretisht në emisionin e pasdites, “Pasditja ime”, ku të enjten nuk do të shohim më blogeren Estela Ujka.

Burime për Blitz.al kanë treguar ekskluzivisht se Ujka nuk do të prezantojë më “Pasditja ime” në TVSH të enjteve, kur flitej për modën dhe stilin. Ndërkohë që nuk është bërë akoma e ditur se kush do ta zëvendësojë blogeren në emision.

Kjo ishte hera e parë që një program pasditeje u besohej 5 moderatorëve, ku të hënën Erjona Rusi merrej me aktualitetin, të martën Balina Bodinaku me udhëtimet dhe destinacionet, të mërkurën Erjona Shehu me shëndetësinë, të enjten Estela me modën e stilin dhe të premten, Eraldo Rexho me showbizz-in. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje