Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasardhës të Albanit dhe Miriamit? Venera Lumani ka pergjigjen e duhur për këtë!

Pasardhës të Albanit dhe Miriamit? Venera Lumani ka pergjigjen e duhur për këtë!
November 18
19:39 2017
Që në fillimet e tyre, dy këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lind Islami kanë ditur të tërheqin vëmendjen e publikut me muzikën e tyre.
Të thjeshtë, romantikë, me një zë melodioz dhe mjaft të dashur me njëri-tjetrin Lindi dhe Venera na kanë dhënë idenë e një versioni të ri të çiftit të njohur “Alban Skënderaj-Miriam Cani”.
Këtë javë në Thumb, Venera ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku ka treguar të thëna e të pathëna për jetën e saj private dhe karrierën.
E pyetur në lidhje me ngjashmërinë e saj dhe Lindit me Albanin dhe Miriamin përsa i përket muzikës, Venera ka dhënë përgjigjen më të bukur.
“Do gënjeja veten, por edhe publikun nëse thoja që, jo se inspirohemi nga ata, por që na pëlqejne shumë si çift. Ne kemi punën tonë, por që koeçidencialisht bëjmë të njejtën punë si ata. Është bukur të ecësh në hapat e atyre”, – shprehet Venera.
Përsa i përket një bashkëpunimi mes të 4-ve, sigurisht që Venera nuk e mohon si mundësi, por përkundrazi, është mjaft entuziaste për këtë. /Blitz.al/

Shperndaje