Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas videos së bëre virale ku shpërthen me të shara, reagon moderatorja

Pas videos së bëre virale ku shpërthen me të shara, reagon moderatorja
October 23
09:20 2019

Ditën e djeshme në rrjetet sociale u bë virale një video e moderatores së emisionit “Fakt” të televizionit të Fierit, “Apollon tv”, Marsela Topi.

Gjatë një bisede me të ftuarit në studio, ajo shpërtheu në sharje që në fillim u aludua se ju drejtohej djemve të regjisë.

Por, në një deklaratë për “NewsBomb”, Marsela ka treguar versionin e saj të këtij episodi të sikletshëm të bërë publik.

Ndër të tjera ajo shprehet se videoja është publikuar për t’i prishur imazhin, pasi ajo nuk është transmetuar në televizion.

“Nuk u kam thënë kolegëve te mi, por dy personave që po shoqëronin z.Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Është regjistrim dhe këtë jua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë, pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar sesa nervoze isha bërë. Unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live”- u shpreh Marsela Topi./Bitz.al/

 

View this post on Instagram

 

S’ke faj moter…moderatorja ketu duket kur jua mbledh stafit jo vetem te ftuarve…🥂

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on Oct 22, 2019 at 4:44am PDT

Share