Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas vdekjes së Muhammad Ali, nisin problemet e trashëgimisë në familje

Pas vdekjes së Muhammad Ali, nisin problemet e trashëgimisë në familje
June 06
14:31 2016

Muhammad Ali ishte bashkëshort i katër grave dhe baba i nëntë fëmijëve, numra që nënkuptojnë ngatërresa dhe keqkuptime për sa i përket ndarjes së pasurisë tani pas vdekjes së tij.

Sipas raportimit të mediave, në funeralin e legjendës së boksit, morën pjesë të gjithë familjarët e tij dhe fëmijët dukeshin bashkëpunues me njëri-tjetrin. Të gjithë ishin të pikëlluar nga lajmi. Edhe pse jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe jetojnë brenda kulturave të ndryshme, i kryen ritualet e funeralit sipas traditës myslimane, duke treguar kështu se vijnë nga e njëjta familje.

Disa nga fëmijët e kampionit i dedikuan edhe statuse në rrjete sociale. Më i bujshmi ishte ai i një prej vajzave, Hanna, e cila mes të tjerash kishte shkruar: “Ti je dashuria më e madhe e jetës sime”.

Por pasi ritualet e funeralit shkuan siç duhet dhe anëtarët e familjes e tejkaluan përçarjen, duke u treguar të fortë dhe miqësorë me njëri-tjetrin, pritet që një “betejë e ashpër” të nisë për sa i përket trashëgimisë. Janë rreth 55 milionë paund të lëna nga Muhammad Ali. Njëri prej djemve të tij, Ali Jr, 44-vjeçar, është ankuar se babai i tij nuk është kujdesur kurrë për të dhe aktualisht ai jeton në skamje. Edhe pse ky i fundit ka edhe dy fëmijë, e gjithë familja jeton në një banesë sociale nga pamundësia ekonomike. Ali Jr tregon gjithashtu se ka humbur kontaktet me të atin që prej vitit 2004. Arsyeja kryesore se pse legjenda e boksit ka pasur probleme me fëmijët kanë qenë gratë me të cilat ai është martuar.

Sigurisht, pritet që ndarja e pasurisë, nëse nuk ka konsensus mes familjarëve, t’i shkojë si çështje gjykatës, edhe pse pritet që të jetë një procedurë e gjatë për aq kohë sa disa prej fëmijëve nuk flasin me njëri-tjetrin.

Shperndaje