Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas tre vitesh mungesë, gazetari i njohur rikthehet në Top Channel!

Pas tre vitesh mungesë, gazetari i njohur rikthehet në Top Channel!
February 11
10:50 2019

“Për Top Channel, Muhamed Veliu Londër” besoj se të gjithëve ju kujtohet kjo frazë, të cilën e dëgjonit në raportimin nga Londra në edicionin e lajmeve në Top Channel.

Muhamed Veliu ka qenë një emër mjaft i njohur, i cili për vite me rradhë ka raportuar për Top Channel. Para 3 vitesh ai u largua duke nisur disa eksperienca të reja  si këshilltar i medias, PR apo drejtor informacioni por duket se në asnjë prej këtyre vendeve nuk ka marrë të njëjtën kënaqësi që merrte nga raportimi në terren.

Vetëm pak më parë Muhamed Veliu ka bërë një postim në Facebook ku ka lajmëruar se sot është rikthyer sërish në Top Channel, atje ku dhe ka nisur rrugëtimin e tij.

“Në tre vitet e fundit më është dashur të provoj disa sfida profesionale, në gazetari dhe përtej saj. Duke nisur me ato që nuk kanë të bëjnë me profesionin e zemrës. Ishte megjithatë privilegj të punoja si këshilltar i medias për ish-ministren e ekonomisë Milva Ekonomi.
Më pas të drejtoja marrëdhëniet me publikun në organizatën Albanian Food Industry nga ku preka nga afër betejat e përditshme me të cilat përballet biznesi.
Të qenurit drejtor informacioni në Report Tv për 17 muaj ishte një përvojë e jashtëzakonshme. E quaj të tillë pasi punova me një grup njerëzish në televizion, gazetën Shqiptarjacom print dhe online, të cilët unë i quaj heronj në atë që bëjnë çdo ditë, me ato burimeve njerëzore e teknike që kanë në dispozicion.
Megjithatë gjatë këtyre tre viteve mbërrita në përfundimin se nuk kishte ardhur ende koha për mua, të varja në gozhdë – siç thotë Indro Montaneli – këpucët e gazetarit, dhe të mbyllesha në zyrë larg vendbetejës së përditshme të lajmit, terrenit.
Kësisoj kam vendosur ta rinis atje ku e lashë në prillin e 2016-tës. Të rikthehem në Top Channel me besimin tim dhe mbështetjen e gjithë stafit të këtij televizioni për të prodhuar lajme On Top njësoj si ato 11 vite, 6 në Londër dhe 5 në Tiranë. Ka një arsye pse. Edhe gjatë viteve të fundit, disa mendonin që unë vazhdoja të punoja në Top Channel.
Një falënderim nga zemra për të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar këto tre vite. Nuk dua të harroj pa falënderuar edhe ata të cilët pas largimit nga Report Tv kërkuan të më kishin pjesë të televizioneve të tyre në drejtimin e projekteve serioze dhe ambicioze.
Tani është koha për të përveshur mëngët e nisur një rrugëtim të ri sa të bukur dhe sfidues.
Nga sot ritakohemi në ekranin e Top Channel.
Tung”.- ka shkruajtur ai.

Dhe arsyeja e rikthimit ka qenë e qartë në këtë shkrim, siç vetë gazetar shprehet se nuk dëshironte të qëndronte në zyrë dhe larg vendeve të terrenit./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje