Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas super hiteve të verës, Tayna do të vijë me një projekt ndryshe

Pas super hiteve të verës, Tayna do të vijë me një projekt ndryshe
September 10
08:57 2019

Tayna është padyshim një prej artistëve shqiptarë më të suksesshme të kësaj vere, ose më saktë, e të gjithë 2019-ës. Me këngë solo që janë kthyer në hite, bashkëpunime me këngëtarët më të njohur dhe miliona klikime, ajo ja doli që të ishte në playlistën e publikut me gati çdo projekt që publikoi. Pra, pati një vit të suksesshëm i përmbledh të gjitha.

E megjithatë, ajo nuk duket se do të marrë pak kohë për vetë në të ardhmen e afërt, pasi me anë të një postimi në Instagram, reperja ka njoftuar se është duke punuar për këngën e re, që do të jetë disi ndryshe nga ato që kemi parë së fundmi.

Në fakt ajo ka postuar një foto të këngës “Doruntina”, baladës së vetme (nëse mund ta quajmë baladë) në repertorin e saj dhe bashkangjitur ka shkruar: “Ju e dini çfarë kohe është”.

Po, është koha që Tayna të vijë me një këngë te qetë, më personale apo fundja dedikimi dashurie dhe duke parë sa mirë bëri me Doruntinën(20 milionë klikime ndër të tjera), mezi presim dhe për “baladën” e rradhës. Ndërkohë, së fundmi, Tayna duket së është në SHBA dhe nga pamjet që ka publikuar, ndoshta mund të ketë shkuar atje për xhirimet e ndonjë videoklipi. NDOSHTA!

 

View this post on Instagram

 

Back on my B$💸

A post shared by Tayna (@tayna) on

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje