Pas skenave të nxehta, Bruno ka një mesazh për të: “Ti s’di të mbash premtimet”

Vjeshta e Brunos ka filluar me një këngë dedikuar dashurisë.
Disa muaj më parë këngëtari i njohur i labelit “Threedots” ka publikuar këngën solo “Ajo”, e fill pas saj pati bashkëpunimin “Mirmëngjes dashni” me Artiola Toskën ku u prezantuar në Kënga Magjike, e më pas “Karma” me Flori Mumajesin dhe Klajd Harunin.
Por tani Brunon e shohim sërish vetëm! Pak minuta më parë ai ka publikuar klipin e tij më të ri me titull “A më do”. Brunon e shohim në skena të nxehta pranë një vajze simpatike e cila është pikërisht aktorja nga Kosova Arta Nitaj, me të cilën Bruno u përfolë se ishte në një lidhje dashurie.
Por se si qëndron e vërteta atë mund ta thotë vetëm ai…
“A më do”, një baladë në të cilën mund të gjejë veten çdo i dashuruar dhe i lënduar, do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë kësaj kohe kështu që shijojeni.
/Blitz.al/