Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas shumë vitesh Kida largohet nga “OnRecords”, ja cila është arsyeja

Pas shumë vitesh Kida largohet nga “OnRecords”, ja cila është arsyeja
January 25
16:57 2019

Kida është një nga emrat më të njohur të tregun tonë muzikor, këngët e së cilës, bashkëpunime ose jo, ja dalin gjithnjë të kthehen në hite.

 

View this post on Instagram

 

Happy

A post shared by KIDA (@kida) on

Pothuajse që në fillimin e karrierës, ajo ka qenë pjesë e labelit “OnRecords”, bashkëpunimi me të cilët ka qenë vërtetë i suksesshëm përgjatë këtyre viteve. Por duke filluar nga sot, artistja nuk do të jetë më pjesë e kësaj kompanie, për arsyen e thjeshtë që i ka përfunduar kontrata. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kida me anë të një postimi në Instagram ku falenderon të gjithë stafin e “On Records” dhe siguron ndjekësit e saj që do të vazhdojë të sjellë projekte të reja në vazhdim.

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këtij labeli, po me anë të një postimi në Instagram ku i uron këngëtares sukses dhe fat për të ardhmen:

Ndërkohë dhe kolegu i saj në këtë kompani reperi Fero dhe kompozitori i labelit, i kanë uruar suksese për të ardhmen:

Pra duket se ka një “divorc” të qetë mes Kidës dhe “On Records” dhe nuk do të ketë një përsëritje të rastit të Mozzik, Getinjos apo Baby G, largimet e të cilëve nga kjo kompani, epo le të themi nuk kaluan pa zhurmë. Tani presim të shohim a do të ndikojë ky ndryshim në karrierë vetëm në menaxhim apo dhe në muzikë. /Blitz.al/

Share