Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas sherrit të bujshëm me Nicki Minaj, reagon Cardi B: “K*rvat flasin shumë në repin e tyre por…”

Pas sherrit të bujshëm me Nicki Minaj, reagon Cardi B: “K*rvat flasin shumë në repin e tyre por…”
September 09
12:00 2018

Pas sherrit të Nicki Minaj dhe Cardi B në një event të javës së modës në New York raportohet se nuk ka pasur padi nga asnjë palë në Departamentin e Policisë por Cardi B ka përdorur Instagramin e saj për t’ju drejtuar reperes dhe për ti dhënë një mesazh asaj.

Me një ton të ashpër ajo shkruan:

Unë kam anashkaluar shumë gjëra. Kam lejuar që të më bësh diss-e pas shpine. Ke kërcënuar artstët e tjerë të industrisë duke iu thënë që nëse bashkëpunojnë me mua, nuk do të bashkëpunosh më me ta. Ke gënjyer gjithmonë!

Të kam lejuar të flasësh budallalliqe për mua. Tu drejtova njëherë ty si person, tu drejtova për herë të dytë personalisht dhe ti më padite. Por, kur përmend fëmijën tim, vendos të pëlqesh komentet për mua si nënë, të bësh komente për aftësitë e mia se si kujdesem për vajzën time është e pamundur, këtu I ke vënë kapakun. Kam punuar shumë për të arritur këtu dhe nuk lejoj askënd që të shkatërrojë suksesin tim.”- përfundoi ajo.

K*rvat flasin gjithë ato gjëra në repin e tyre por në jetën e tyre janë frikacake!!

Duket se beteja mes vajzave nuk do të ndalet dhe pritet që edhe Nicki të komentojë mbi ngjarjen. Përplasjet kanë filluar që në 2017-tën kur Nicki pëlqej një koment negative për Cardi B ku ajo po reponte.

/Blitz.al/

Share