Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas sherrit me Blushin dhe largimit nga Top Channel, zbulohet projekti i ri i Flor Agalliut në një tjetër media

Pas sherrit me Blushin dhe largimit nga Top Channel, zbulohet projekti i ri i Flor Agalliut në një tjetër media
November 19
10:45 2019

Pak ditë më parë Flor Agalliu pranoi largimin e tij nga “Në shtëpinë tonë” dhe nga Top Channel duke treguar se arsyet ishin personale.

Bashkë me të do  të argohet në muajin janar edhe bashkëshortja e tij, Renisa e cila ka qenë autore prej vitesh në këtë emision. Por të dielën Agjenti 00Thumb zbuloi në emisionin “ThumbON” arsyen e vërtetë të lrgimit. Sipas tij Flori ka debatuar me Ben Blushin pasi ky i fundit nuk ishte i kënaqur nga klikueshmëria në Youtube e programit duke e çuar, moderatorin në marrjen e një vendimi: largimi nga televizioni ku punonte prej dy sezonesh.

Ditën e djeshme Flori ka zbuluar diçka të re në Dance With Me. Aktori dhe moderatori i njohur tregoi se aktualisht po punon me dy projekte të reja në Ora Televizion.

Njëri ndër projektet do të jetë i ngjashëm me emisionin italian “Scherzi a parte” me kamera të fshehta. Më shumë detaje do të zbulohen në ditët në vijim.

 

Share