Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas sherreve në Big Brother, Alba Çobaj tregon si u pajtua me Xhensila Peren dhe mori dyqanin!

Pas sherreve në Big Brother, Alba Çobaj tregon si u pajtua me Xhensila Peren dhe mori dyqanin!
April 22
16:19 2018

Ato të dyja ishin banoret më të përfolura të edicionit të tetë të Big Brother Albania, por ditët brenda shtëpisë u karakterizuan me zënka dhe me sherre.

Por pas daljes nga BBA duket se vajzat e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre.

Media të ndryshme bënë të ditur pak javë më parë se ambjenti i dyqanit të Albës ishte në pronësi të Xhensilës.
E ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, Alba ka treguar se si u pajtua me Xhensilës dhe në janë të vërteta lajmet se ambjenti i dyqanit të saj është në pronësi të Peres.

“Nuk është nevoja ta thonë mediat se e kam thënë vetë”, – ka thënë me humor Alba. “Rastisëm në një emision bashkë. Të dyja në muhabet e sipër më tha që kishte një dyqan që e linte me qera. Uh sa mirë, thashë, se unë po kërkoj një. Erdha e

pashë, e mora… kaq është e gjitha!”
Përsa i përket zënkave me Xhensilën, ajo u shpreh: “Ne njerëz jemi. As jemi vrarë, as jemi prerë. Bashkë nuk kemi pasur ndonjë konflikt të parikuperueshëm”.

Epo, le të marrim frymë lirshëm sepse vajzat nuk qenkan më “armike”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje