Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Selena-s dhe Justin-it, një tjetër ish-çift i famshëm bashkohen pas 1 viti ndarje: “S’mund të ndodhte ndryshe!”

February 13
20:24 2018

Po flasim për Katy Perry-n dhe Orlando Bloom. Një nga çiftet më simpatikë, më të diskutuar dhe më të këndshëm të shoëbizit të cilët nuk e kursyen të tregonin një vit më parë se e dashuronin marrëzisht njëri tjetrin.

Megjithatë, në mars të vitit të kaluar u duk se “syri i keq” i zuri të dy pasi menjëherë ata njoftuan ndarjen.

Edhe pse burime pranë çiftit kanë treguar vazhdimisht se nuk ka qenë një ndarje shumë deçizive sepse dyshja shpesh flirtonin me njëri tjetrin në festa të përbashkëta dhe në rrjete sociale.

Gjithsesi, duket se flirti ka ecur goxha mirë dhe tashmë Katy dhe Orlando kanë vendosur të jenë bashkë seriozisht në një marrëdhënie të konsoliduar dashurie. Burime pranë çiftit kanë treguar se këtë herë dyshja nuk do të jetë shumë e hapur me publikun pasi duan që marrëdhënien e tyre ta ruajnë në privatësi.

Epo, urime! /Blitz.al/

 

Shperndaje