Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Rozanës emocionon Klajdi: “Vajzat e babit”, një këngë shpirti që më përloti teksa e këndoja

Pas Rozanës emocionon Klajdi: “Vajzat e babit”, një këngë shpirti që më përloti teksa e këndoja
October 21
16:07 2017

Klajdi Haruni që shpesh jemi mësuar ta dëgjojmë në këngë ritmike si ‘Mamica’ apo ‘Beqar’ me projektin e tij të fundit,‘Vajzat e babit’ ka  prekur zemrat e të gjithëve. Kjo është një këngë e dhimbshme ku bëhet fjalë për fëmijë të cilët kanë humbur babain, ndërkohë që ky i fundit i jep forcë edhe pse nuk jeton më.

Të shumtë kanë qenë personat që e kanë duartrokitur këngën e Klajdit e njëra prej tyre ka qenë Rozana Radi. Tepër e emocionuar Rozana, e cila ka humbur babain e saj aktorin e njohur Ferdinand Radi disa vite më parë, i dedikoi një shkrim në Instastory këngëtarit.  “Ahhhh ç’më plase shpirtin Klajdi Harun  me këto fjalë! Po ku ka lule qe mund të ja mbushin shpirtin tim eti që s’na jetoj! Kam venë barrierë të fortë që ditën qe ai iku sepse me iku forca dhe mburoja.Suksese mik”,- ka shkruar Rozana.

Sot Klajdi i ka postuar fjalët e Rozanës në Instagram-in e tij duke e falënderuar për gjithçka e duke treguar se në fakt edhe ai vetë është emocionuar kur e ka kënduar këtë këngë.

“Të falenderoj për fjalët…Kam marrë shumë mesazhe në të cilat më tregoni sa shumë e keni përjetuar këtë këngë. Jam shumë i lumtur që u ka prekur zemrat. Unë e kam kënduar me shpirt dhe më besoni që jam përlotur edhe vetë teksa e këndoja por qëllimi i kësaj kënge nuk janë vetëm lotët. Do të doja shumë që “Vajzat e babit” të jetë një kujtim shumë i bukur për ata që kanë humbur babin dhe ia ndjejnë mungesën çdo ditë. Të jetë një lidhje shpirtërore mes jush dhe engjëllit tuaj që ju sheh nga lart. Ju falenderoj me zemër!”.- shkruan Klajdi në postimin e tij. /Blitz.al/

Shperndaje