Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Ronelës është radha e Zerkës të komentojë në foto e të na shtojë dyshimet për lidhjen e tyre

Pas Ronelës është radha e Zerkës të komentojë në foto e të na shtojë dyshimet për lidhjen e tyre
August 20
13:25 2017

Young Zerka dhe Ronela janë nga ata çifte si nëpër filma: shenjat që janë bashkë janë shumë të qarta, por asnjëri s’e pranon!

Ama, veprimet e tyre në rrjetet sociale na bëjnë të dyshojmë shumë shpesh se dy kolegët do ta bëjnë (më në fund) publike lidhjen e tyre. Edhe pse të ftuar në emisionin “Thumb” të dy na e kanë pranuar në një farë mënyre duke na dhënë “datat” e martesës, nuk kemi asnjë pranim “zyrtar” nga dy artistët.

Pak ditë më parë ishte Ronela ajo që i komentoi Zerkës në një foto duke i thënë: “Qenke shumë king”, por sot është radha e Zerkës për t’i kthyer nderin.

“Je bërë shumë kinge”, – shkruan këngëtari korçar në foton e postuar nga Ronela.

Ok, e kuptuam që për njëri-tjetrin jeni king dhe kinge, por bëni mirë të na e hiqni këtë merak që kemi prej kohësh! /Blitz.al/

Shperndaje