Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Rihanna-s është radha e Rita Orës të marrë diçka nga Ronela

Pas Rihanna-s është radha e Rita Orës të marrë diçka nga Ronela
August 15
15:15 2017

Me publikimin e videoklipit të ri “Sonte”, në bashkëpunim me reperin kosovar Lyrical Son, Ronela Hajati erdhi me një stil krejt ndryshe, por që ia vlen të komplimentohet.

Fillimisht, ato që ranë në sy ishin flokët blu, që pak ditë pasi u publikua kënga ia pamë edhe Rihanna-s në festivalin e njohur, “Crop Over” në Barbados. Blu dhe të shkurtra deri te qafa: Riri dhe Ronela na u shfaqën mjaft seksi dhe joshëse në stilet e tyre.

Epo, pas Rihanna-s është radha e këngëtares shqiptare Rita Ora të marrë diçka nga stili i Ronelës. Dhe çfarë ka marrë? – do thoni ju. Epo, pantallonat!

Bëhet fjalë për pantallonat që Ronela ka përdorur në një skenë të klipit, të cilat ditën e sotme ia kemi parë të veshura Ritës. Ndryshimi i vetëm është fakti që pantallonat e këngëtares së “Love Song” kanë të stampuar foto të Paris Hilton.

Tani, jemi kuriozë të dimë se cilat do të jenë huazimet e radhës, me shpresën se nuk do të jetë sërish Ronela ‘viktimë’… /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje