Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas reagimit të Patrisit, është radha e Tunës të thotë të sajën lidhur me ndarjen!

Pas reagimit të Patrisit, është radha e Tunës të thotë të sajën lidhur me ndarjen!
December 04
13:42 2017

Javën që kaluam na u duk njësoj sikur të ishim pjesë e familjes së Tunës dhe Patrisit pasi gjithçka lexonim në rrjet ishte për marrëdhënien e tyre. Portalet, nisur nga një prononcim i ‘Prive’ aluduan se në fakt kishte pasur një krisje në çift dhe Tuna e Patrisi po e mendonin ndarjen.

Pasi fansat e tyre po kërkonin fjalën e vetë çiftit lidhur me gjithë detajet që po qarkullonin në rrjet, Patrisi theu heshtjen duke postuar një foto me Tunën dhe të voglin Tian ku kishte shkruar: “Lumturi”.

Kaq u desh që shumica prej fansave të tyre të qetësoheshin ndërkohë që pritej edhe ndonjë reagim nga Tuna, e për të mos zhgënjyer pritshmëritë kjo e fundit postoi një video direkt nga krevati ku Tiani po luante me babi Patrisin.

Epo e morëm vesh tani: ata janë të lumtur bashkë dhe kjo punë mori fund! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje