Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas puthjes në buzë me Harry Styles, James Cordon bëhet baba!

Pas puthjes në buzë me Harry Styles, James Cordon bëhet baba!
December 13
21:57 2017

Moderatori i njohur i “Carpool Karaoke”, James Cordon është bërë baba për herë të tretë

Ditën e djeshme ai ka dhënë lajmin e gëzueshëm në Twitter duke shkruar:

“Sot ne sollëm në jetë një vajzë të bukur. Ajo dhe nëna e saj janë shumë mirë. Ne nuk mund të ndalojmë buzëqeshjen në këto momente. Faleminderit Harry Styles që moderove shfaqjen dhe më zëvendësove.”,- shprehet James Cordon tepër i emocionuar. Në një ditë kaq të lumtur James u gjend pranë familjes ndërsa emisionin e moderoi Harry Styles.

Moderatori dhe aktorja Julia Carey e dhanë lajmin e shtatzënisë në muajin korrik. Ata janë gjithashtu prindër të dy fëmijëve të tjerë, djali Max 6 vjeç dhe vajza Carey, 3. Çifti u martua në vitin 2012 e mbetën njësoj të dashuruar edhe sot!/Blitz.al/

Shperndaje