Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas propozimit e ka radhën festa: Pamjet dhe detajet nga fejesa e aktores së njohur

Pas propozimit e ka radhën festa: Pamjet dhe detajet nga fejesa e aktores së njohur
May 14
19:21 2019

Ajo është një ndër aktoret tona të preferuar, dhe po flasim për Jennifer Lawrence. Sikurse raporton Cosmopolitan, 28-vjeçarja ka organizuar festën e fejesës me partnerin e saj 32-vjeçarin Cooke Maroney i cili është drejtor në një galeri arti.

Ata zgjodhën që çdo gjë të ishte private dhe kanë organizuar një festë me miqtë e tyre më të afërt. Jennifer dhe Cooke janë fotografuar teksa po shkonin drejt festës së fejesës së tyre dhe mund të themi se aktorja dukej fantastike, pa lënë mbrapa edhe Cooke i cili dukej mjaft elegant.

Por le të ndalemi pak tek Lawrence e cila kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyre pjeshke nga L.Wells e cila edhe e ka uruar aktoren në Instagram. Bizhuteritë ishin nga Leighton me çantë Roger Vivier dhe këpucët Casadei. Çdo gjë ishte në harmoni me njëra-tjetrën që e bënin Jennifer të dukej mahnitëse.

 

View this post on Instagram

 

Congrats to the soon to be Mrs. 💕💍 Perfect JL looking like a dream in the Juliana dress💕

A post shared by L. Wells (@lwellsbridal) on

Fejesa e saj u konfirmua në muajin shkurt pasi u publikuan disa foto ku aktorja kishte unazë fejese në gisht dhe mesa duket së shpejti do të kemi edhe një dasëm. Epo urime!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje