Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas pezullimit dhe akuzave për plagjiaturë, Ermal Meta rikthehet në garë

Pas pezullimit dhe akuzave për plagjiaturë, Ermal Meta rikthehet në garë
February 08
17:51 2018

 

Prej dy ditësh Ermal Meta ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se pjesëmarrja e tij në festivalin muzikor “Sanremo” u vendos në diskutim. U përfol se kënga e Ermal Metës dhe Fabriocio Moro “Non mi avete fatto niente” ishte plagjiaturë dhe si pasojë e kësaj u fol për pezullim nga festivali.

Vendimi i mbrëmjes së kaluar u shoqërua me arsyen se organizatorët kanë nevojë për më shumë kohë për ta verifikuar këtë çështje. Një vendim i ri është marrë tashmë për duetin e Metës dhe Moro-s.

Sipas mediave italiane, Meta dhe Moro rikthehen nesër në festival, ndërkohë që çështja e tyre do të vazhdojë të verifikohet. Mbrëmjen e kaluar në vend të dyshes, performoi Renzo Rubino.

Ditën e sotme në një  konferencë për shtyp, drejtori i festivalit “Sanremo” deklaroi se këngëtarët do të vazhdojnë garën  pasi në bazë të rregullores ngjashmëria që ka kënga “Non mi avete fatto niente” dhe “Silenzio”, janë të ngjashme më pak se 33% në material. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje