Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas përfundimit të “Miss Shqipëria”, Einxhel Shkira ka një mesazh për Kastron: “Ai është llafazan, i pirë…”

Pas përfundimit të “Miss Shqipëria”, Einxhel Shkira ka një mesazh për Kastron: “Ai është llafazan, i pirë…”
June 19
16:36 2017

Einxhel Shkira dhe Kastro Zizo  kanë prezantuar krah njëri-tjetrit konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria 2017” në kalanë e Tepelenës.

Pas kësaj eksperience, Einxhel Shkira ka bërë një dedikim “funny” dhe shumë të veçantë në rrjetet sociale.

Einxhel ka postuar një foto teksa duket se është duke i rënë me shuplakë këngëtarit dhe shkruan:

“Kur Kastro s’të lë radhë të flasësh…
Ai është llafazan, i rrëmbyer, i pirë dhe i çmendur, egocentrik dhe i dashuruar me veten, rebel i pabindur dhe i paqëndrueshëm…
Prandaj dhe ishte partneri ideal për mua në këtë eksperiencë! S’do kisha mundur të përshtatesha me asnjë natyrë tjetër veç tëndes, sepse gjërat e lehta apo të thjeshta mua s’më pëlqejnë. Ti ma vështirësove punën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Faleminderit Kastro Zizo!
(P.S:Mendoi që e harrova, por jo, thjesht prita për foton e duhur)”.

Sigurisht që pas gjithë këtij dedikimi, Kastro ka diçka për t’i thënë moderatores dhe poshtë shkrimit të saj ai shkruan një frazë mjaft domethënëse, duke sqaruar edhe ndjekësit për sa i përket pjesës së “të pirit”.

“Kujdes! I pirë me aromën e jetës… Faleminderit edhe ty që punën e sotme ma le për nesër! Faleminderit shumë për bashkëpunimin plot fryte!” – ka shkruar ai.
Gjithsesi, mund të themi se Kastro dhe Einxhel ishin një dyshe fantastike./Blitz.al/

Shperndaje